“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Ejubi dhe Kethir ibn Kethiri, - të cilët plotësojnë njëri-tjetrin, - e këta nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu e mëshiroftë nënën e Ismailit! Sikur ta linte Zemzemin, - ose ka thënë: të mos e pengonte ujin, - do të shndërrohej në krua që rrjedh. Pastaj vajtën fisi xhurhum, të cilët i thanë: “A na lejon të vendosemi këtu te ti?” Ajo u tha: “Po, por nuk keni hise në këtë ujë.” - Në rregull! - i thanë ata.””