“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Salih Semani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tre personave Allahu nuk u flet Ditën e Gjykimit e nuk i shikon: 1. Atij që betohet rrejshëm për një produkt se i kanë ofruar për t'ia blerë edhe më shtrenjtë; 2. Atij që betohet rrejshëm (në tregtinë) pas ikindisë, që t'ia rrëmbejë pasurinë ndonjë muslimani duke e mashtruar; 3. Si dhe atij që e bllokon tepricën e ujit, të cilit Allahu i thotë: “Sot do të ta ndaloj mirësinë Time ashtu siç e bllokoje mirësinë e asaj që nuk e punoje vetë.” Aliu ka thënë: “Na ka treguar Sufjani, më shumë se një herë, nga Amri, e ky e ka dëgjuar Ebu Salihun, transmetimi i të cilit arrin deri te Pejgamberi ﷺ.””