“Jahja ibn Bukej ri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe, e ky nga Ibn Abasi se Sab ibn Xhethame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Përvetësimi i kullosave publike i takon vetëm Allahut dhe të Dërguarit të Tij.” 1 Ibn Shihab Zuhriu thotë: “Na është transmetuar se Pejgamberi ﷺ ka përvetësuar Nekinë, kurse Omeri ka përvetësuar Sherefin dhe Rabedhën.””