“Lejthiu transmeton nga Jahja ibn Seidi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i thirri ensarët për t'u dhënë një pjesë toke në Bahrejn. Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, nëse do të na japësh neve, atëherë shkruajua edhe vëllezërve tanë muhaxhirë një pjesë sikurse neve. Por, Pejgamberi ﷺ nuk deshi kështu, andaj tha: “Pas vdekjes sime do të përballeni me anashkalim të të drejtave tuaja, andaj duroni, derisa të më takoni.””