“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Jahja ibn Seidi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ donte t'u jepte tokë ensarëve në Bahrejn, por ata thanë: “Vetëm nëse u jep edhe muhaxhirëve aq sa na jep neve.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Pas vdekjes sime do të përballeni me anashkalim të të drejtave tuaja, andaj duroni, derisa të më takoni.””