“Abdulaziz ibn Abdullah Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e ky nga Theur ibn Zejdi, e ky nga Ebu Gajthi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atij që i merr dikujt pasuri hua me synim për t'ia kthyer, Allahu do t'ia lehtësojë kthimin e saj, ndërsa atij që i merr dikujt hua me synim për të mos ia kthyer, Allahu do t'ia shkatërrojë pasurinë.””