“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Seleme, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ një personi i kishte borxh një deve, andaj ai erdhi për t'ia kërkuar. Pejgamberi ﷺ tha: “Jepjani!” Ata kërkuan një të moshës së njëjtë, por nuk gjetën, përveçse më të madhe. Pejgamberi ﷺ tha: “Jepjani atë!” - Ma ktheve hakun tim tërësisht, Allahu ta ktheftë me të mirë! - i tha burri në fjalë. - “Më i miri prej jush është ai që e kthen borxhin në formën më të mirë”, - tha Pejgamberi ﷺ.”