“Musededi na ka treguar nga Jahjai, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Seleme ibn Kuhejli, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë erdhi për t'i kërkuar Pejgamberit ﷺ një deve që ia kishte dhënë borxh më herët. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Jepjani!” - Nuk po gjejmë tjetër përveçse më të madhe (në moshë), - i thanë. - Ma ktheve hakun tim tërësisht, Allahu ta ktheftë me të mirë! - i tha burri në fjalë. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Jepjani, sepse më i miri prej jush është ai që e kthen huan në formën më të mirë.””