“Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmeliku, e ky nga Ribëiu se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Një burrë vdiq dhe (melekët) e pyetën: - Çfarë ke vepruar? - U jepja hua njerëzve: të kamurit ia shtyja afatin e borxhit, ndërsa skamnorit ia lehtësoja atë, - tha ai. Për këtë arsye Allahu e fali.” Ebu Mesudi ka thënë: “E kam dëgjuar këtë nga Pejgamberi ﷺ.””