“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Seleme ibn Kuhejli, e ky e ka dëgjuar Ebu Selemen në Mina se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ duke kërkuar me ashpërsi t'i kthejë një borxh. Sahabët deshën ta kapin, por Pejgamberi ﷺ u tha: “Lëreni, se huadhënësi ka të drejtë të kërkojë borxhin e tij sa herë të dojë. Blijini një deve dhe jepjani!” - Nuk ka të moshës së njëjtë, veç më të madhe, - i thanë. - “Blijeni (atë të moshës më të madhe) dhe jepjani, sepse më i miri prej jush është ai që e kthen huan në formën më të mirë.””