“Ahmed ibn Shebib ibn Seidi më ka thënë: Na ka treguar babai im, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Edhe sikur të posedoja ar sa Uhudi, nuk do të dëshiroja të më mbetej asgjë prej tij më shumë se tri ditë, përveç aq sa për të kthyer borxhin.” Këtë e transmetojnë Salihu dhe Ukajli nga Zuhejri.”