“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e ky nga Seleme, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ duke i kërkuar me ashpërsi t'i kthejë një borxh. Sahabët deshën ta kapnin, por Pejgamberi ﷺ u tha: “Lëreni, sepse huadhënësi ka të drejtë të kërkojë borxhin e tij kur të dojë.””