“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Muhamed ibn Amër ibn Hazmi, e këtij i ka treguar Omer ibn Abdulazizi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Abdurrahman ibn Harith ibn Hishami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Ai që e gjen gjësendin e vet te një burrë, - ose ka thënë: njeri, - që ka falimentuar, ka përparësi që ta marrë atë kundrejt dikujt tjetër.””