“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Husejn Mualimi, e këtij i ka treguar Ata ibn Ebu Rebahu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se një burrë liroi një rob duke ia kushtëzuar lirinë me vdekjen e pronarit. Pejgamberi ﷺ e mori robin dhe tha: “Kush po e blen këtë rob prej meje?” Atë e bleu Nuajm ibn Abdullahu. Pejgamberi ﷺ i mori paratë dhe ia dha pronarit (i cili tanimë kishte falimentuar).”