“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe. Po ashtu, Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Seleme, e ky e ka dëgjuar Suvejd ibn Gafeleun se Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjeta një qese me njëqind dinarë, andaj shkova te Pejgamberi ﷺ e më tha: “Njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë.” Ashtu veprova, e shpalla të humbur, por askush nuk e njihte atë. Shkova te Pejgamberi ﷺ, por ai sërish më tha: “Njofto për të për një vit të tërë.” E rishpalla të humbur, por sërish nuk e njihte askush. Kur shkova për së treti, Pejgamberi ﷺ më tha: “Analizoje mirë qesen, përmbajtjen dhe lidhësen e saj. Nëse paraqitet pronari, jepja, në të kundërtën shfrytëzoji.” Rrjedhimisht, i shfrytëzova. Shuëbe tregon: “E pata takuar Seleme ibn Kuhejlin më vonë në Mekë dhe më pati thënë: “Nuk di nëse hadithi aludon në njoftimin e gjësendit të humbur tre vjet apo një vit.””