“Amër ibn Abasi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Rebia, e këtij i ka treguar Jezidi, i çrobëruari i Munbeithit, se Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe e pyeti rreth gjësendeve të humbura, e ai iu përgjigj: “Njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë. Mbaje në mend mirë qesen dhe lidhësen e saj, pastaj (pas një viti) , nëse paraqitet dikush që e njeh, jepja, në të kundërtën shfrytëzoji.” - O i Dërguari i Allahut, po delja e humbur? - pyeti beduini. - “Ja e merr ti, ja vëllai yt (pronari i saj) , ja i mbetet ujkut.” - E deveja e humbur? - e pyeti sërish beduini. Pejgamberit ﷺ iu skuq fytyra dhe tha: - “Ç'ke ti me të? Ajo ka mundësi të ecë dhe ka me vete ujin, mund të shkojë të pijë e të kullotë.””