“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Sulejmani, e ky nga Jahjai, e ky nga Jezidi, i çrobëruari i Munbeithit, se Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberin ﷺ e pyetën rreth gjësendit të humbur, e në atë rast ai tha: “Mbaje në mend mirë torbën dhe lidhësen e saj , pastaj njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë.” Jezidi ka thënë: “Nëse nuk paraqitet pronari i saj, ky, që e gjen, e shfrytëzon, gjë që konsiderohet si gjësend i lënë amanet.” Jahjai (përkitazi me fjalën e Jezidit) ka thënë: “Nuk e di nëse kjo ndodhet në hadith apo është prej tij!” - Po për delen e humbur, si qëndron puna? - pyeti beduini. - “Merre, sepse ja e merr ti, ja vëllai yt (pronari i saj) , ja i mbetet ujkut.” Jezidi ka thënë: “Edhe për delen duhet noftuar.” - Po deveja e humbur? - e pyeti sërish beduini. - “Lëre, ajo ka mundësi të ecë dhe ka me vete ujin, mund të shkojë të pijë e të kullotë, derisa ta gjejë pronari i vet.””