“Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Xhafer ibn Rebia, e ky nga Abdurrahman ibn Hurmuzi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ua rrëfeu ngjarjen e një burri nga benu israilët dhe pastaj e përmendi hadithin në tërësi, ku, ndër të tjera, tha: “Pastaj doli në bregdet, me shpresë se ndonjë anije do t'ia sillte paratë. Aty e gjeti drurin dhe e mori për ta ndezur zjarrin në shtëpi. Kur e çau, i gjeti paratë dhe letrën (që ia kishte shkruar borxhliu) .””