“Ahmed ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Zekerija, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në Mekë nuk lejohet prerja e pemëve, as trazimi i kafshëve, as e merr gjënë e gjetur, përveçse ai që synon të njoftojë për të ndër njerëz, si dhe nuk shkulen gjembat.” Atëherë Abasi i tha: - O i Dërguari i Allahut, përveç idhhirit? - “Përveç idhhirit”, - tha Pejgamberi ﷺ.”