“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Seleme ibn Kuhejli se Suvejd ibn Gafele rrëfen: “Së bashku me Selman ibn Rabian dhe Zejd ibn Suhanin isha në një betejë, ku gjeta një bastun, por ata më thanë: “Lëre!” - Jo! - u thashë, - por, nëse e gjej pronarin e tij, ia kthej, në të kundërtën do ta shfrytëzoj. Kur u kthyem nga beteja, shkova në haxh dhe, kur kaluam nëpër Medinë, e pyeta Ubej ibn Kabin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth kësaj, e ai më tha: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ gjeta një qese me njëqind dinarë, shkova te Pejgamberi ﷺ e më tha: “Njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë.” Andaj, njoftova për një vit të tërë dhe shkova te Pejgamberi ﷺ. Ai sërish më tha: “Njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë.” Kështu veprova dhe, pas një viti, shkova sërish te Pejgamberi ﷺ, e ai sërish më tha: “Njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë.” Pas një viti, kur shkova për të katërtën herë, më tha: “Shikoje mirë qesen, lidhësen e saj dhe sa dinarë përmban. Nëse pronari paraqitet, jepja, në të kundërtën shfrytëzoji.” Abdani na ka treguar: “Më ka rrëfyer babai im nga Shuëbe: “E pata takuar Seleme ibn Kuhejlin më vonë në Mekë dhe më pati thënë: “Nuk di nëse transmetimi i Ubej ibn Kabit thoshte tre vjet a një vit.””