“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Rebi ibn Ebu Abdurrahmani, e ky nga Jezidi, i çrobëruari i Munbeithit, se Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth gjësendeve të humbura, e ai iu përgjigj: “Njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë dhe mbaje në mend mirë torbën dhe lidhësen e saj , pastaj (pas një viti) shfrytëzoje. Nëse pronari paraqitet, ktheja.” - O i Dërguari i Allahut, po delja e humbur? - pyeti beduini. - “Merre, sepse ja e merr ti, ja vëllai yt (pronari i saj) , ja i mbetet ujkut.” - O i Dërguari i Allahut, po deveja e humbur? - pyeti sërish beduini. I Dërguari i Allahut ﷺ u hidhërua, aq sa iu skuqën mollëzat, - ose ka thënë: iu skuq fytyra dhe tha: - “Ç'ke ti me të, kur ajo e ka me vete ujin dhe mund të kullotë, derisa ta gjejë pronari i vet.””