“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Askush të mos e mjelë bagëtinë e huaj pa lejen e pronarit. Vallë, kush ka dëshirë që një i huaj t'i hyjë në depon e tij, t'ia thyejë kazanët dhe t'ia marrë ushqimin? Në gjinjtë e bagëtive të veta ndodhet ushqimi i tyre, andaj askush të mos e mjelë bagëtinë e huaj pa lejen e pronarit.””