“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Rebia, e ky nga Jezidi, i çrobëruari i Munbeithit, se Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një beduin e pyeti Pejgamberin ﷺ rreth gjësendeve të humbura, e ai iu përgjigj: “Njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë. Nëse paraqitet dikush që ta përshkruan përmbajtjen dhe tiparet e tij, jepja, në të kundërtën shfrytëzoje.” E pyeti edhe për devenë e humbur, por Pejgamberit ﷺ iu skuq fytyra (nga hidhërimi) dhe tha: - “Ç'ke ti me të, kur ajo e ka me vete ujin dhe mund të kullotë. Lëre, derisa ta gjejë pronari i vet.” E pyeti edhe për delen e humbur, e Pejgamberi ﷺ i tha: - “Ja e merr ti, ja vëllai yt (pronari i saj) , ja i mbetet ujkut.””