“Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Nadri, e këtij i ka rrëfyer Israili, e ky nga Ebu Is'haku, e këtij i ka rrëfyer Berai, e ky nga Ebu Bekri. [t]: Abdullah ibn Rexhai na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Ebu Bekri i kishte rrëfyer: U nisa dhe, në rrugë e sipër, takova një bari duke i kullotur delet. E pyeta: - I kujt je? - I filanit, nga kurejshët, - i një personi që e njihja. - Kanë qumësht delet e tua? - e pyeta. - Po, - u përgjigj ai. - Do ta mjelësh njërën për mua? - Po, - tha ai. Kështu, e zgjodha njërën, të cilën ai e lidhi, dhe i thashë t'ia fshijë pluhurin nga gjinjtë e pastaj t'i fshijë edhe duart kështu, - dhe bëri me duar duke i fërkuar ato. E moli delen sa për të pirë një njeri dhe qumështin e vendosa në një kovë, mbi grykën e së cilës vendosa një rrobë, pastaj hodha ujë në të derisa qumështi u freskua. Shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, pi!” Ai piu aq sa m'u kënaq shpirti.”