“Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muadh ibn Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Mutevekil Naxhiu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pasi besimtarët (e kalojnë Urën e Siratit dhe) shpëtojnë prej Zjarrit, do të ngujohen në kantare, mes Xhenetit dhe Zjarrit, ku do t'ia shpaguajnë njëri-tjetrit padrejtësitë që i kanë bërë në dynja. Pasi të dëliren e të pastrohen, u lejohet të hyjnë në Xhenet. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit ﷺ, se ata do t'i njohin rrugët për në vendbanimet e tyre në Xhenet më mirë sesa i njihnin rrugët për në shtëpitë e tyre në dynja.” Junus ibn Muhamedi ka thënë: “Na ka treguar Shejbani nga Katadja, e këtij i ka treguar Ebu Mutevekili.””