“Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Mubareku, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Salimi se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që zapton padrejtësisht, qoftë dhe një pjesëz toke, Ditën e Kiametit do të fundoset sa shtatë të tilla.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ky hadith nuk gjendet në shkrimet e Ibn Mubarekut në Horasan, të cilat ia kanë diktuar në Basra.””