“Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe se Xhebele tregon: “Kur na kaploi skamja, qëndronim në Medinë me disa banorë të Irakut (të ardhur si delegacion), andaj Ibn Zubejri na sillte hurma. Kur Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kalonte afër nesh, na thoshte: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar ngrënien e dy e më shumë hurmave njëherësh, përveç nëse i kërkon leje vëllait të tij (kur ha nga po e njëjta enë).””