“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ensar, i quajtur Ebu Shuajb, posedonte një shërbëtor kasap. Kështu, Ebu Shuajbi i tha: “Na përgatit ushqim për pesë persona, sepse dua ta ftoj Pejgamberin ﷺ vetë të pestin.” Uria vërehej në fytyrën e Pejgamberit ﷺ, andaj e ftoi. Por, atyre iu bashkëngjit një person i paftuar, kështu që Pejgamberi ﷺ e pyeti Ebu Shuajbin: - “Ky na ndoqi. A po e lejon të na bashkëngjitet?” - Po, - tha ai.””