“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri, e këtij i ka treguar Zejnebe bint Umu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ dëgjoi një zënkë në afërsi të derës së shtëpisë, andaj doli dhe u tha: “Unë jam njeri (si ju, nuk e di të fshehtën) dhe ka raste kur njerëzit më vijnë të armiqësuar në mes vete. Ndodh që dikush të jetë më orator në argumentim se tjetri, andaj unë mund të mendoj se ai ka të drejtë dhe të gjykoj në favor të tij. Por, nëse gjykoj në favor të dikujt, duke i shkelur të drejtën një muslimani tjetër, dijeni se ajo është një copë zjarri, andaj, ose le ta pranojë, ose le ta refuzojë.””