“Bishër ibn Halidi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamedi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Abdullah ibn Murra, e ky nga Mesruku se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që i ka (këto) katër tipare, është hipokrit i kulluar. Ndërkaq, ai që ka vetëm njërën prej tyre, atëherë ka një prej tipareve të hipokrizisë, derisa ta braktisë atë. Ato janë: 1. Kur flet, gënjen; 2. Kur premton, nuk e mban atë; 3. Kur i besohet, tradhton; 4. Kur polemizon, bëhet vulgar.””