“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Hind bint Utbe ibn Rebia i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, Ebu Sufjani është dorështrënguar, andaj a më llogaritet mëkat nëse familjen tonë e ushqej me pasurinë e tij?” - “S'ka gjë nëse i ushqen ata me masë ”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.”