“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Jezidi, e ky nga Ebu Hajri se Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyetëm Pejgamberin ﷺ: - Kur po na dërgon si delegatë nëpër vise të ndryshme, ka raste që vendasit nuk po na bëjnë konak: çfarë na këshillon të veprojmë në këso rastesh?” - “Kur të shkoni në ndonjë vend dhe ju ofrojnë konak, siç i takon mysafirit, pranoni. E, nëse nuk ju ofrojnë konak, merrni prej tyre (ushqim) aq sa ju takon si mysafirë”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.””