“Muhamed ibn Abdurrahim Ebu Jahjai na ka thënë: Na ka rrëfyer Afani, e këtij i ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në shtëpinë e Ebu Talhait u shërbeja njerëzve për të pirë. Vera që ata e konsumonin atëkohë prodhohej prej hurmash të njoma. I Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi një tellall t'u thërrasë njerëzve: “Alkooli është bërë haram!” Ebu Talhai më tha: “Dil derdhe!” Unë dola dhe e derdha, sakaq ajo shkoi rrëke nëpër rrugët e Medinës. Disa njerëz thanë: “Ka njerëz që janë vrarë duke pasur alkool në barqet e tyre!” Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira për atë me të cilën janë ushqyer (më herët) derisa ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është e ndaluar) dhe besojnë dhe pastaj ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë. Allahu i do ata që bëjnë mirë.” (Maide, 93)”