“Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Ebu Omer Hafs ibn Mejsera, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kini kujdes, mos u ulni nëpër rrugë!” - Nuk kemi zgjidhje tjetër, sepse aty i bëjmë ndejat dhe bisedojmë mes vete, - i thanë. - “Atëherë, nëse tuboheni për ndeja, respektoni rregullat e rrugës”, - u tha Pejgamberi ﷺ. - Cilat janë rregullat e rrugës? - “Të ulet shikimi, të mos pengohet tjetri, të kthehet selami, të urdhërohet në mirësi dhe të ndalohet e keqja” , - u tha Pejgamberi ﷺ."”