“Ibn Selami na ka thënë: Na ka treguar Fezariu, e ky nga Humejd Tavili se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u betua se nuk do t'u afrohet grave të veta për një muaj rresht. Gjatë kësaj kohe e kishte lënduar këmbën dhe i kishte dalë vendit, andaj qëndronte në një qilar të vetin.” Omeri erdhi dhe e pyeti: “Vallë, i ke shkurorëzuar gratë?” - “Jo, i kam braktisur për një muaj”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Kësisoj qëndroi njëzet e nëntë net, pastaj shkoi te gratë e veta.”