“Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Bekër ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ndodh që zinaqari të jetë besimtar teksa bën zina; as ai që pi alkool të jetë besimtar teksa pi alkool; as ai që vjedh të jetë besimtar teksa vjedh e as ai që grabit, ndërkohë njerëzit e shohin, të jetë besimtar teksa grabit.” Po ashtu, Seidi dhe Ebu Seleme e transmetojnë nga Ebu Hurejra, hadithin e njëjtë nga Pejgamberi ﷺ, përveç grabitjes.”