“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa zbritur i biri Merjemes (Isai) mes jush për të gjykuar me drejtësi: do ta thyejë kryqin, do ta mbysë derrin dhe do ta shfuqizojë xhizjen. Pasuria do të shtohet aq shumë, saqë askush nuk do të ketë nevojë për të.””