“Ebu Asim Dahak ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa disa zjarre duke u ndezur ditën e Hajberit, andaj pyeti: - “Përse janë ndezur këto zjarre?” - Janë duke zier mishin e gomarëve, - i thanë. - “Derdhini dhe thyeni enët!” - A mund t'i derdhim dhe t'i pastrojmë (në vend se t'i thyejmë)? - “Pastrojini!” - u tha Pejgamberi ﷺ.”