“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ebu Mameri se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë (pas Çlirimit), përreth Qabesë gjendeshin diku treqind e gjashtëdhjetë idhuj. Ai i shtynte me një shkop, që e kishte në dorë, dhe thoshte: “ Dhe thuaj: Erdhi e vërteta e u zhduk e kota. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur. ” (Isra, 81)”