“Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Enes ibn Ijadi, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se kishte vendosur një perde në derë, ku ndodheshin ca vizatime (të gjallesave). Pejgamberi ﷺ e hoqi, andaj ajo, prej perdes në fjalë, i qepi dy jastëkë, të cilët i mbante në shtëpi dhe Pejgamberi ﷺ ulej sipër tyre.”