“Bishr ibn Marhumi na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Ismaili, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Rezervat ushqimore të një fisi u pakësuan dhe ranë në varfëri, andaj erdhën te Pejgamberi ﷺ për t'i kërkuar leje që t'i therin devetë e tyre, gjë të cilën ai ua lejoi. E takuan Omerin dhe i treguan, e ai i pyeti: “Me çfarë do të jetoni pasi t'i therni devetë?” Kështu, shkoi te Pejgamberi ﷺ e i tha: - O i Dërguari i Allahut, me çfarë do të jetojnë pasi t'i therin devetë?! - “Thirr ndër njerëz, që t'i sjellin rezervat ushqimore që i kanë”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Kështu, shtruan një shtrojë në të cilën i vendosën rezervat që kishin. I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit, bëri dua dhe e bekoi (ushqimin e tubuar), pastaj i thirri t'i sjellin enët dhe të marrin nga ushqimi i tubuar, derisa nuk mbeti kush pa marrë . Më pas, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut.””