“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ i ka dhënë ortakut përparësi blerjeje në çdo gjë që ende nuk është ndarë. Por, nëse vendosen kufijtë dhe ndahen rrugët, nuk ka përparësi blerjeje (për ortakun).””