“Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e la peng parzmoren kundrejt një sasie të paktë elbi. Kështu, Pejgamberit ﷺ i dërgova bukë elbi dhe dhjamë të shkrirë, e në atë rast e dëgjova të thotë: “Familja e Muhamedit ﷺ nuk ka pasur asgjë, mëngjes e mbrëmje, përveç një saë (gruri a drithi) , edhe pse kanë qenë nëntë shtëpi.””