“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahimi se, kur e kanë përmendur në prani të tij pengun dhe blerjen veresie, ka thënë: Na ka treguar Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ bleu pak ushqim veresie prej një hebreu duke i lënë peng parzmoren e vet.”