“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush merr hak ndaj Kab ibn Eshrefit, sepse ai e ka ofenduar Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ?” Muhamed ibn Mesleme tha: “Unë.” Kështu, shkoi tek ai dhe i tha: “A na huazon një ose dy evsukë (ushqim)?” - M'i lini peng gratë tuaja, - ua ktheu ai. - Si të t'i lëmë peng gratë tona, ndërkohë ti je më i bukuri në mesin e arabëve? - i tha Muhamed ibn Mesleme. - M'i lini peng djemtë tuaj, pra! - Si të t'i lëmë peng djemtë tanë? Njerëzit do t'i ofendojnë e do t'u thonë: “Qenkan lënë peng për një ose dy evsukë (ushqim)!” Kjo është turp për ne, prandaj do të t'i lëmë peng armët tona, - i tha Muhamed ibn Mesleme. Ai premtoi se do të shkonte dhe kësisoj e vranë. Pastaj i treguan Pejgamberit ﷺ.”