“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Asim ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Vakid ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Seid ibn Merxhane, shok i Ali ibn Husejnit, se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdonjërin që liron një rob musliman, Allahu do ta shpëtojë nga Zjarri, gjymtyrë për gjymtyrë.” Seid ibn Merxhane thotë: “Këtë hadith vajta e ia tregova Ali ibn Husejnit, i cili menjëherë shkoi dhe liroi një rob, për të cilin Abdullah ibn Xhaferi i kishte ofruar dhjetë mijë dërhemë, - ose ka thënë: një mijë dinarë.””