“Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Muravihu se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ: - Cila është puna më me vlerë? - “Ta besosh Allahun dhe të luftosh në rrugën e Tij”, - tha ai. - Cili lloj robërish është më me vlerë për t'u liruar? - “Ai që është më i shtrenjti dhe më i çmuari për pronarët.” - Po nëse nuk mund ta bëj këtë? - “Atëherë ndihmo një zejtar ose një të pazanat.” - Po nëse nuk mund ta bëj as këtë? - “I kursen njerëzit nga sherri yt, sepse kjo është sadaka që e bën për veten”, - më tha Pejgamberi ﷺ.””