“Muhamed ibn Kethiri na ka treguar nga Sufjani, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Muhamed ibn Ibrahim Tejmiu, e ky nga Alkame ibn Vekas Lejthiu se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “Veprat vlerësohen sipas nijetit dhe njeriut i takon ajo që e ka bërë nijet. Andaj, atij që ka bërë hixhret për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i vlerësohet si hixhret për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ndërkaq, nëse ka bërë hixhret me qëllim të arritjes së të mirave të dynjasë ose që të martohet me ndonjë femër, hixhreti i tij do të vlerësohet sipas asaj për çfarë ka bërë hixhret.””