“Muhamed ibn Abdullah ibn Numejri na ka treguar nga Muhamed ibn Bishri, e ky nga Ismaili, e ky nga Kajsi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur erdhi në Medinë me qëllim që ta pranojë Islamin, me vete kishte një rob, me të cilin gjatë rrugës ishin ndarë nga njëri-tjetri. Më vonë, teksa Ebu Hurejra po rrinte me Pejgamberin ﷺ, ai (robi) arriti në Medinë, andaj Pejgamberi ﷺ i tha: - “O Ebu Hurejre, ja, erdhi robi yt!” - Sa më përket mua, të kam ty dëshmitar se po e liroj, - ia ktheu Ebu Hurejra. Atëherë Ebu Hurejra thoshte: "Ah, sa natë e gjatë dhe e mundimshme, Por më shpëtoi nga vendi i mosbesimit.””