“Ubejdullah ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ismaili, e ky nga Kajsi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Teksa shkoja te Pejgamberi ﷺ në Medinë, gjatë rrugës thosha: "Ah, sa natë e gjatë dhe e mundimshme! Por, më shpëtoi nga vendi i mosbesimit.” Gjatë rrugës më iku robi, por, kur shkova në Medinë dhe iu besatova Pejgamberit ﷺ, në ndejë e sipër me të, u paraqit robi. I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: - “O Ebu Hurejre, ja robi yt.” - Është i lirë për hir të Allahut, - i thashë. Dhe kështu e liroi atë. Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Në transmetimin e tij nga Ebu Usame, Ebu Kurejbi nuk ka thënë: “i lirë.””